Pas Siri, Cortana e Alexa tregu i asistentëve vokalë digjitalë me sa duket ka ende hapësirë për “zë” tjetër.

“BBC”-ja ka në plan për të lançuar asistentin e vet vokal brenda vitit 2020.

“Beeb” do të jetë një asistent tërësisht software, rrjeti televiziv nuk ka ndër mend të rilançojë hardware të dedikuar.

Aplikacioni mund të shkarkohet përmes “store”-ve të dedikuar të pranishëm në Smart TV (si iPlayer) dhe do të vihet në dispozicion të prodhuesve me synim për t’i mundësuar integrim të mundshëm të sistemit.

“Me asistentin vokal, “BBC”-ja do të ketë mundësinë të eksperimentojë programe të reja, funksione dhe eksperienca pa limit të vendosura nga softuerët e jashtëm. Gjithashtu, do t’i mundësojë rrjetit të jetë më shumë ambicioz në përmbajtje dhe karakteristika që dëgjuesit mund të vlerësojnë”, -deklaruan përfaqësuesit e “BBC”-së për “The Guardian”.

Source: Teknologji