“BBC Two” do të realizojë “reality show”-n e parë virtual për publikun britanik. “Watch This Space” do të jetë një serial show mbi arredimin. Do të shfrytëzohet realiteti virtual për të riparuar shtëpitë e zakonshme me dizajnime unike.

Çdo episod do të ketë arkitektë me emër në Britani të cilët përfaqësojnë dy çifte në mosmarrëveshje rreth asaj se si të projektojnë shtëpitë e tyre me propozime rrënjësisht të ndryshme.

Pronarët e shtëpive do të jenë në gjendje të hyjnë në dizajnimet e ofruara duke përdorur teknologjinë VR. Çiftet pastaj duhet të vendosin se cili plan dizajni është fituesi për ta marrë dhe ndërtuar vetë.

Source: Teknologji