Ben Affleck është një hap larg dorëzimit të kostumit të “Kalorësit të Errët”. Prezenca e tij në filmin e ardhshëm në rolin e Batman është e varur në fije të perit. Kjo për shkak të kostove të larta të sigurimit të aktorit, pas shtrimit të Affleck për t’u rehabilituar nga varësia ndaj alkoolit.

Me shumë mundësi, studio do ta zëvendësojë atë, sepse kostot e sigurimit janë të mëdha”-tha një përfaqësues i kompanisë “Warner Bros.”. Ben ka luajtur në tri filma me superheronj: “Batman v Superman: Dawn of Justice”, “Suicide Squad” dhe “Justice League”. As Ben Affleck dhe as avokatët e tij nuk kanë bërë asnjë deklaratë zyrtare.

Source: Televizion