Disa foto të reja të aktorit Ben Affleck janë duke qarkulluar online, ku shihet me një pako me 12 birra në setin e filmit të ri “Torrance”.

Fotot paraqesin Ben duke dalë nga një shtëpi me një qese në dorë, të mbushur me pako të birrave, një imazh që përfaqëson dhe situatën e vështirë që është duke kaluar në jetën reale. Madje vetëm pak muaj më parë një foto gati e njëjtë u shkrep jashtë banesës së tij në Los Angeles, ku aktori kishte me vete një sasi të konsiderueshme alkooli.

46-vjeçari në filmin e ri luan rolin e një ish ylli të basketbollit i cili lufton me varësinë ndaj alkoolit, rol ky që është shumë afër  “zemrës” së tij, i cili prej vitesh po bën një luftë me të njëjtën varësi.

Por, ndërkohë që në sheshin e xhirimit të filmit ai ja del ta mposhtë problemin me alkoolin, duke ju përkushtuar karrierës si trajner basketbolli në një shkollë të mesme, në jetën normale ai duket se është në rrugën e drejtë për ta fituar luftën me pijen falë programeve të rehabilitimit. Në fillim të tetorit ai postoi një mesazh për miqtë, familjarët dhe fansat të cilët i kishin qëndruar pranë gjatë përiudhës 40 ditore të rehabilitimit.

Source: Tendence