Beyonce është zgjedhur gruaja më e fuqishme e muzikës në botë nga “BBC Radio 4”.

Superylli i muzikës amerikane Beyonce ishte në listën e industrisë së 40 femrave më me influencë në botë, falë feminizmit, aktivizimit dhe mesazhe pozitive që jep.

Taylor Swift, Adele dhe Dua Lipa po ashtu janë pjesë e listës së grave më të fuqishme, që u zbulua si pjesë e Ditës Muzikore në BBC.

Top 40 nuk përfshin vetëm ato që shesin më shumë, por edhe atyre që transmetojnë një mesazh me këngët e tyre.

Source: Tendence