“Big Trouble in Little China” pritet të dalë sërish në kinema, por filmi nuk do të jetë ribërje, por vazhdim i atij të vitit 1986.

Pak kohë më parë u tha se filmi do të ribëhej dhe Dwayne “The Rock” Johnson jo vetëm do të ishte interpretonte, por edhe do të ishte producent. Tani, është vendosur që filmi do të jetë vazhdim i atij të para rreth 30 vjetësh, siç deklaroi dhe producenti Hiram Garcia.

“Ka shumë material për “Big Trouble in Little China”. Nuk mund të rikrijohet një klasik i tillë, mundet vetëm të vazhdojmë historinë. Vetëm një person mund ta interpretojë Jack Burton, pra Dwayne nuk mund ta ribëjë atë personazh. Duke qenë se është një vazhdim, po angazhohemi shumë”.

Source: Televizion