Pas performancës kameleonike të Rami Malek si Freddie Mercury, është koha e një tjetër ylli në panoramën kinematografike muzikore. Taron Egerton do të sjellë këtë vit në ekran figurën e këngëtarit, pianistit dhe kompozitorit Elton John.

Bazuar në një histori të vërtetë, “Rocketman” tregon historinë e Reginald Kenneth Dwight, i lindur në vitin 1947, i njohur si Elton John. Dwight u ngjit në shumë skena, duke rënë në sy sidomos për veshjet ekstravagante. Falë bashkëpunimit me partnerin Bernie Taupin, John u afirmua pak nga pak në nivel global, duke shitur mbi 300 milionë disqe dhe duke u ngjitur në majë të klasifikimeve për shumë vite me radhë.

I përshkruar si një “muzikal fantazi” mbi jetën dhe këngët e Elton John, “Rocketman” pritet të sjellë dinamika spektakolare, me argëtime pa frena, duke nxjerrë në pah edhe gjenialitetin e një artisti, kombinuar me kompleksitetin e sferës personale.

Source: Televizion