“Bird Box”, horrori fantashkencë, me protagoniste Sandra Bullock, është filmi origjinal “Netflix” që pati rekord shikueshmërie.

Platforma bëri një përjashtim, për herë të parë publikoi në “Twitter” të dhënat për shikueshmërinë e programeve të veta, duke komunikuar se “Bird Box” është filmi më i shikuar në historinë e saj. Në javën e parë të transmetimit pati mbi 45 milionë shikime.

Gjithnjë përmes profilit “Twitter”, “Netflix US” nënvizon: “Është e jashtëzakonshme që ka nevojë për ta shkruar, por mos rrezikoni t’i bëni keq vetes me “Bird Box Challenge”. Nuk e dimë se si ka nisur kjo gjë. Jemi entuziastë për disponueshmërinë e treguar, por kemi një dëshirë të vetme për vitin 2019, që asnjë mos të përfundojë në spital për një “meme””.

Source: Televizion