Gjatë njoftimit për Fazën 4 të Marvel Cinematic Universe, shumë fansa mbetën të zhgënjyer që nuk panë në listë edhe “Black Panther 2”, që do të jetë pjesë e Fazës 5, programuar për në vitin 2022.

Sipas disa burime nga Disney/Marvel, që folën për “HN Entertainment”, “Black Panther 2” do të xhirohet tërësisht brenda kufijve të SHBA-së, që bie në kundërshtim me projektet e Fazës 4, që janë më ndërkombëtare.

Dy lokacionet kryesore për skenat kryesore të cinecomic të Fazës 4 janë “Pineëood Studios” në Angli, për “Black Widow” dhe “Eternals”, dhe “FOX Studios” në Australi, për “Shang-Chi” dhe “Thor: Love and Thunder”.

Studioja ku do të xhirohet “Black Panther 2” do të jetë “Sony” në Kaliforni dhe jo në Georgia, për shkak të polemikave për ligjin antiabort.

Source: Televizion