“Avengers: Infinity War” mund të ketë dominuar arkëtimet në të gjithë botën, por në SHBA filmi që ka bërë namin në box office kombëtar është “Black Panther”.

“The Hollywood Reporter” shkruan se në vitin 2018 arkëtimet kombëtare arritën në rreth 11.9 miliardë dollarë, duke lënë në hije rekordin e 2016-s, me 11.4 miliardë dollarë. Filmi i vitit në Amerikën e Veriut (për arkëtimet) është “Black Panther” i Ryan Coogler (mbi 700 milionë dollarë).

Sipas “Box Office Mojo”, “Black Panther” arkëtoi 1.346.913.161 dollarë në të gjithë botën. Në nivel kombëtar, në vendin e dytë renditet “Infinity War”, i ndjekur nga “Incredibles 2”.

Filmi u shndërrua në një fenomen kulturor, si dhe u vlerësua shumë nga kritika dhe publiku. Gjithashtu, u bë i pari film “Marvel” që hyri në listë për shumë çmime.

Source: Televizion