Blake Lively do të luajë në filmin “A Simple Favor” dhe për ta promovuar atë edhe në rrjetet sociale, aktorja ka postuar dy foto jo të zakonshme, ku është i pranishëm një model i zhveshur i shtrirë me këmbët e ngritura duke i shërbyer asaj një martini. Sa i përket fotos së dytë, Blake qëndron e shtrirë duke shijuar pijen e saj e cila shfaqet si simbol edhe në film por këtë herë vetë ajo mbështeste këmbët sipër modelit duke e ‘nënshtruar’. Bashkëshorti i saj Rayan Reynolds nuk ka rezistuar pa lënë komentet e tij ngacmuese në foton e aktores. “Duket djalë i mirë” ,shkruan Reynolds me humor dhe ironi, komenti i të cilit ka bërë për të qeshur qindra persona.

Source: Televizion