Aktori Bradley Cooper, që sapo debutoi si regjisor me ribërjen e “A Star Is Born”, foli për mundësinë e drejtimit të kapitullit të tretë të “Guardians of the Galaxy”.

Gjatë një interviste për filmin me protagoniste dhe këngëtaren Lady Gaga, Cooper hodhi poshtë që në fillim zërat për filmat e “Marvel Studios”.

“Ta drejtoj? Nuk e besoj. As nuk mund ta imagjinoj që të jem regjisor në diçka që nuk është shkruar nga unë. Nuk do të dija nga t’ia nisja”.

Aktori nuk foli fare për filmin e ardhshëm, në cilin duhet të interpretojë kompozitorin Leonard Bernstein. Përgjigjja e tij ishte lakonike: “Do të flasim”.

E ardhmja e “Guardians of the Galaxy 3” është e paqartë që pas pushimit nga puna të James Gunn nga “Disney”. Kohët e fundit, prodhimi i filmit është ndërprerë dhe prej ngjarjeve të “Avengers: Infinity War”, studioja mund të vendosë edhe t’i japë fund sagës së Star Lord.

Source: Televizion