“Discovery” do të transferojë licencat e kanaleve jashtë Britanisë, për shërbimet në vendet e BE-së.

Sipas “Variety”, transmetuesi televiziv bëri të ditur se dëshiron që të garantojë që licencat e veta të jenë ende të vlefshme edhe pas Brexit.

“Discovery” po kërkon licenca të reja në Holandë, për portofolin e kanaleve televizive me pagesë në vendet e BE-së”, -deklaruan drejtuesit e këtij televizioni.

“Discovery” bëri të ditur se vijon të mbetet e angazhuar në Britani: “Zyra në Londër vijon të jetë aktive, madje është nënshkruar edhe një kontratë me kohë të gjatë”.

Source: Teknologji