John Cena do të jetë protagonisti në “Bumblebee”, ku interpreton agjentin Burns. Aktori foli për karakteristikat e personazhit të tij në një video, që sapo është publikuar.

“Bumblebee” është një spin-off i “Transformers”. Me regji të Travis Knight, filmi kthen pas në kohë, kur nisi gjithçka dhe makinat transformuese hynë në botën tonë. Filmi nuk ndjek ngjarjet e sagës origjinale, por prezantohet si një pararendës, i ambientuar në fund të viteve ’80 dhe tregon takimin mes makinës transformuese të verdhë dhe të resë Charlie.

Protagonistja femër është Hailee Steinfeld. Përkrah saj interpretojnë John Cena, Jorge Lendeborg Jr., Jason Drucker, Kenneth Choi, Gracie Dzienny e Rachel Crow.

“Bumblebee” pritet të dalë në kinema më 20 dhjetor, shpërndarë nga “20th Century Fox”.

 

Source: Televizion