CD e parë muzikore ka mbushur 36 vjet dhe e kanë nxjerrë “ABBA”-t. “The Visitors” është i pari disk në histori që u regjistrua dhe miskua në mënyrë digjitale.

Bëhet fjalë për albumin e tetë të grupit dhe publikimi i tij daton më 30 nëntor 1981. Ndërsa në formatin e ri doli më 18 gusht 1982. Ndërsa albumi i parë tërësisht i prodhuar në CD është “52nd Street” i Billy Joel.

“The Visitors” u riregjistrua në formë digjitale të rimasterizuar për tre herë, në vitin 1997, 2001 e 2005.

Albumi që shënoi ndryshimin në historinë e muzikës botërore, “The Visitors” kishte nëntë këngë për një total prej 37 minutash muzikë.

Source: Tendence