Një ndër pjesët e suksesit të serialit “HBO”, “Chernobyl”, që ka marrë 19 nominime për “Emmy Award”, është edhe rikrijimi i detajeve të pamjes së njerëzve të prekur nga tragjedia bërthamore.

Sipas dizajnuesit Daniel Parker, që ka punuar me maskat e fytyrës, u deshën tre muaj kërkime për të rikrijuar një pamje sa më origjinale që të ishte e mundur për personat e prekur nga rrezatimi.

“Në fillim hasa me diçka më të komplikuar nga sa ishte parashikuar. Nisa me kërkime, duke u përpjekur të gjeja foto, por kishte shumë pak dhe një pjesë e mirë e tyre nuk ishin reale. Lexova shumë, lexova për efektet kimike, se çfarë i ndodh trupit të ekspozuar ndaj rrezatimit të tepërt. Aty kuptova procesin dhe nisa të krijoja make-up e të bëja teste”, deklaroi Parker për “Deadline”.

Source: Televizion