8K në streaming? Mund të arrihet. “Chili”, shoqëria italiane streaming pay per view, e disponueshme në Europë, po realizon prodhimet e para 8K për platformën. “Nuk kemi ende një datë fikse, por padyshim që do të jetë deri në fund të vitit”, -deklaroi Stefano Flamia, bashkëthemeluesi dhe shefi i sektorit teknologjik.

“Lidhur me prodhimet 8K, do të dalim me disa dokumentarë të prodhuar në Itali. Episodi i parë bën fjalë për veprat e Berninit. Këto projekte do të jenë dhe në HDR”, -tha Flamia. “Jemi duke punuar me vlerësimin e HDR-së. Mund të ketë sforco më të madhe se ç’është bërë deri tani, për të siguruar performancën maksimale në TV të këtyre prodhimeve. Këta dokumentarë do të shfaqen edhe në kinema, por jo në versionin 8K”.

Në “Chili” pritet të ketë dhe filma 4K HDR. “Po bëjmë të gjitha testet me filmat e “Fox”, e cila na ka ndjekur në këtë rrugëtim, por nuk do të mungojnë dhe të tjerë. Filmat e parë do të jënë “Red Sparrow”, “Deadpool 2”, “The Shape of Water” dhe “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”. Më pas do të dalin edhe “The Predator”, “The Darkest Minds”, “Widows” e “Bohemian Rhapsody””.

Source: Teknologji