Pasi interpretuan për mbi një dekadë dy prej pilastrit historikë të Marvel Cinematic Universe, bashkëprotagonistët e “Avengers: Endgame” dhe miqtë e ngushtë Chris Evans e Chris Hemsworth janë gati për t’u shfaqur në kapituj të rinj të karrierave të tyre.

Hemsworth ka vite që angazhohet edhe me projekte të tjera, ndërsa Evans synon nga regjisura dhe të qenit producent.

Duke folur për “Variety” për miqësinë e tyre, Evans shpjegoi se ai dhe Hemsworth nuk mund të bëjnë turne promovues së bashku, pasi e kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke bërë shaka dhe dalin komplet jashtë teme, por gjithashtu shtoi se do t’i pëlqente që të dilnin jashtë kornizave të personazheve Marvel dhe të marrin pjesë në një film për shoqërinë.

“Do të më pëlqente të bëja një film komedi si ato të viteve ’80, edhe për t’u shkëputur disi nga karakteret për të cilët jemi bërë të famshëm”.

Source: Televizion