Akademia e Çmimeve “Oscar” është duke bërë atë që nuk ishte bërë në 30 vjet.

Sipas “Variety”, edicioni i 91-të i Çmimeve “Oscar”, nuk do të ketë një prezantues, kjo pasi organizatorët kanë hequr dorë për të gjetur një personazh që do të mbajë këtë rol. Revista online raporton se “Oscar”-ët kësaj here do të shpërndahen nga disa aktorë të ndryshëm, duke shmangur gjithashtu edhe monologët e gjatë, shpesh edhe politike.

Sidoqoftë, janë vetëm gjashtë javë që na ndajnë nga spektakli, i cili do të zhvillohet si gjithmonë në “Dolby Theatre” në Hollywood.

Vendimi ka ardhur disa javë pasi Kevin Hart u njoftua si prezantues i këtij viti, i cili dha dorëheqjen për shkak të disa komenteve homofobike, të cilat e detyruan Akademinë që t’i jepte një ultimatum duke i kërkuar që të kërkonte falje publike.

Source: Televizion