Cristiano Ronaldo ka hedhur në gjyq revistën “Der Spiegel” për publikim e një lajmi, sipas tij jo të vërtetë, që lojtari ka përdhunuar një grua në vitin 2009.

Në këtë revistë shkruhej se viktima e quajtur Kathryn Mayorga është përdhunuar brutalisht në një hotel në Las Vegas, 10 vite më parë.

Avokati i saj Leslie Mark Stovall ka thënë se asokohe këtë gjë e zgjidhën jashtë sallave gjyqësore, ku e dhunuara u dëmshpërblye me 375 mijë dollarë për të mbajtur heshtjen.

Ronaldo dhe përfaqësuesit e tij i kanë mohuar këto akuza por megjithatë këtë herë faktet janë kundra tyre.

Source: Tendence