Cuba Gooding Jr. do të rikthehet pas kamerave, pas debutimit si regjisor me “Bayou Caviar”, me një projekt ende të pa emërtuar, që do të ketë si protagonist Richard Dreyfuss dhe Famke Janssen.

Filmi i metrazhit të gjatë do të financohet nga shtëpia kinematografike kineze “Wudi Pictures” dhe do të jetë i zhanrit thriller, ambientuar në të tashmen.

Protagonisti do të jetë një burrë tepër familjar, që pas një eksperience që i ndryshon jetën, do t’i duhet të gjejë kurajën për të mbledhur copat e mbetura të ekzistencës së tij.

Xhirimet për filmin e ri do të nisin në vitin 2019, ndërsa vendi ku ato do të zhvillohen ende nuk është bërë publik.

“Qudi Pictures” ka kontribuuar më parë në realizimin e filmi të parë në kinezisht të “Disney”, “The Dreaming Man”.

Source: Televizion