Dakota Johnson vendosi në mënyrë argëtuese t’i nënshtrohet poligrafit për “Vanity Fair”, duke iu përgjigjur disa pyetjeve. Mes tyre, ajo që interesonte më shumë ishte nëse i pëlqen të interpretojë në një film “Marvel”, pyetje të cilës aktorja iu përgjigj pozitivisht.

Ndërsa pyetja vijuese kishte dhe një përgjigje specifike. “Cilin personazh të pëlqen të interpretosh”? “Do të më pëlqente të interpretoja Catwoman”.

Personi që e mori në pyetje i vuri në dukje se Catwoman është personazh i “DC Comics” dhe aktorja e zënë ngushtë i thotë duke qeshur: “Epo mirë, prite këtë pjesë”.

Gjithsesi, makina e të vërtetës tregoi se Johnson preferon të interpretojë Catwoman, pavarësisht se kujt univers i përket, DC apo Marvel.

Source: Televizion