“Disney” publikoi trailerin e parë të filmit të ri “Aladdin”. Filmi i animuar i dashur nga të vegjël e të mëdhenj, i përshtatur në shumë forma nga përralla origjinale, pjesë e librit “Njëmijë e një net”, tani do të vijë sërish në ekran, por me personazhe realë. Ky film me regjisor Guy Ritchie vjen me rastin e 25-vjetorit skenik të tij dhe do ta ketë premierën botërore më 24 maj të vitit 2019.

Source: Televizion