Gjatë një interviste Danny Devito tregoi kur i ka shpëtuar jetën Michael Douglas, i cili ishte pickuar nga një gjarpër gjatë xhirimeve të filmit “Romancing the Stone” në vitin 1984.

“Ishim në Meksikë në një vend vërtetë të egër. Ishte një person që kishte një furgon me një kafaz dhe brenda tij kishte gjarpërinj. Unë kam frikë nga gjarpërinjtë, kështu që nuk u afrova. Por Michael ishte kureshtar, personi i furgonit kishte një gjarpër në krahë dhe të gjithë fëmijët ishin rreth tij. Kështu Michael mori gjarprin dhe unë i thashë: ‘Mos e prek, është një gjarpër, mund te të pickojë’. Rri i qetë Danny më tha, nuk është i rrezikshëm. Më pas gjarpri e pickoi në dorë dhe unë e dija që gjeja më e mirë për të bërë në këto raste është të thithesh menjëherë helmin, kështu bëra. Kapa dorën e tij dhe i thitha helmin”.

Source: Televizion