“Dune” do të rikthehet në ekranin e madh me një ribërje nga Denis Villeneuve dhe në kastin e aktorëve është edhe Dave Bautista në rolin e “Beast” Rabban, personazh i përshkruar si nipi sadist i një baroni që kontrollon Arrakisin.

Filmi artistik i bazuar në romanin e Frank Herbert tregon se çfarë ndodh kur Lady Jessica dhe Paul, anëtarë të një familje fisnike, detyrohen të arratisen në shkretëtirën e planetit Arrakis. Djaloshi bëhet udhëheqësi i ri i një fisi nomad që jeton në shkretëtirë, ndërsa e ëma e ndihmon që t’i bindë ata se djali është mesia. Misioni i Paul mund të vinte në rrezik sundimin e Perandorit, i cili u bë armiku i familjes së tij.

Source: Televizion