Katër vjet pas diskut shumëplanitësh “Listen”, rikthehet David Guetta. Mbreti i muzikës dance publikoi “7”, një dopio album, me pjesën e parë tepër pop dhe pjesën e dytë muzikë për “club”.

“Nuk doja të bëja album vetëm me muzikë për “club”, por muzikë pa kufi, qoftë trap, pop apo çfarëdo tjetër”, -deklaroi dixheji me famë botërore.

Një produkt me rëndësi, ku janë përfshirë edhe artistë që kryesojnë në klasifikimet ndërkombëtare: Justin Bieber, Sia, Martin Garrix, Brooks, Anne-Marie, G-Eazy, J.Balvin, Jason Derulo, Jess Glynne, Nicki Minaj e Steve Aoki.

“7” është një album që e shfaq Guetta-n të largohet nga rrethimi i botës Edm për të eksploruar territore pop, trap, madje dhe latine.

Gjatë një aktiviteti në Milano, Guetta deklaroi: “Zgjodha “7” sepse është një numër me shumë domethënie simbolike, përveç faktit që është albumi im i shtatë. Jam përballur me disa ndryshime në jetën time dhe e nisa këtë album vetëm me arsyen për t’u argëtuar”.

Nuk mund mos të kujtonte ndarjen tragjike nga jeta të Avicii: “Na vuri para faktit që nuk mund ta shtyjmë trupin dhe mendjen tonë përtej disa limiteve. Pas asaj që ndodhi, vendosa t’i dedikohem më shumë vetes dhe familjes. Dhe më e bukura është se duke punuar më pak jam përmirësuar. Jam bërë më krijues dhe frymëzues”.

Source: Tendence