Aktorja e famshme Gal Gadot u përzgjodh si një nga protagonistet e “Death on the Nile”, përshtatjen e fundit kinematografike të Agatha Christie, të realizuar nga “20th Century Fox”. Regjia e filmit të ri i është besuar Kenneth Branagh.

Projekti nisi të merrte formë vitin e kaluar, pas suksesit qe kompania kinematografike korri me skenarin e Christie, “Murder on the Orient Express”. Filmi rezultoi me 352.8 milionë dollarë arkëtime në të gjithë botën.

“Fox” ka njoftuar se 20 dhjetori 2019 do të jetë data kur “Death On The Nile” do të publikohet.

Source: Televizion