Xhaketa e zezë lëkure e Mbretit të ndjerë të muzikës Pop, Michael Jackson, të cilën e kishte veshur në turneun e parë solo “Bed”, do të dalë në një ankand që do të zhvillohet në nëntor të këtij viti.

Sipas vlerësimeve të para, xhaketa mund të arrijë çmimin deri në 100 mijë dollarë.

Këngëtari i ndjerë këtë xhaketë, që në shpinë gjendet nënshkrimi i tij i përhershëm, e kishte veshur nëpër koncerte të ndryshme përgjatë viteve 1987 deri 1989.

Xhaketa e fundit kuqezi që e kishte veshur në videoklipin “Thriller” u shit në një ankand për 1.8 milionë dollarë në vitin 2011.

Në ankand, i cili do të zhvillohet më 10 nëntor në “Hard Rock Cafe” në “Times Square” të New York-ut, do të shfaqen kitarat elektrike, ku kanë luajtur Bob Dylan, Paul McCartney, Eric Clapton dhe anëtarët e U2 grupit, Bono dhe Edge.

 

Source: Tendence