Është publikuar spoti i ri televiziv i një prej filmave më të shumëpritur të vitit nga fansat e qenieve përtej planetit. “The Predator” do të vijë me një film të ri me regji të Shane Black, i cili do të debutojë në kinematë amerikane më 14 shtator. Në qendër të historisë do të jenë gjahtarët me vdekjeprurës të universit, të modifikuar gjenetikisht, përmes kombinimit të ADN-ve të specieve të ndryshme dhe janë më shumë të rrezikshme, me të fortë dhe më inteligjentë. Kur një fëmijë shkakton aksidentalisht kthimin e tyre në Tokë, vetëm një grup ish-ushtarësh dhe një mësues i zhgënjyer shkencor mund të parandalojnë fundin e racës njerëzore.

Source: Televizion