“Fast & Furious” është gati që të rikthehet. Ndërsa spinoof-i “Hobbs and Shaw” është drejt premierës, njoftohen edhe vendet e reja ku do të xhirohet “Fast & Furious 9”, kapitulli i ri i sagës nga “Universal”.

“Fast & Furious 9” do të ketë një evolucion të sagës, që do të bëhet edhe më ndërkombëtarë. Falë “USA Production News”, njihemi me dy vendet e reja të xhirimeve, Londra dhe Hawaii.

Xhirimet do të nisin në muajin shkurt dhe premiera pritet të jetë në prill të vitit 2020. Justin Lin do të rikthehet si regjisor i aventurës së re dhe është edhe kandidat për “Fast & Furious 10”.

Source: Televizion