“Disney” ka thyer një rekord në box office duke fituar më shumë se 3 miliardë dollarë në SHBA në vitin 2018. Shumica e personave që ndjekin këtë industri e dine se “Mouse House” është studioja më e fuqishme në Hollywood. Ndërmjet filialeve të ndryshme të tyre të njohura (Marvel, Pixar dhe Lucasfilm) dhe prodhimeve në shtëpi, “Disney” duket se ka një film hit në kinema në çdo kohë të vitit. Gjysma e 10 titujve më të mëdhenj të vitit janë të gjitha nën ombrellën e “Disney”, duke përfshirë tre të parat.

12 muajt e kaluar i dhanë drejtuesve të “Disney” shumë për të qenë të lumtur. “Black Panther“ dhe “Avengers: Infinity War” festuan përvjetorin e 10-të të “Marvel Studios” duke rishkruar rekordet së bashku. “Incredibles 2” shënoi një rekord për filmat e animuar duke kaluar shifrën e 600 milionë dollarëve.

Source: Televizion