Këto kohët e fundit, “Marvel Studios” dhe “Walt Disney Pictures” kishin promovuar vetëm “Black Panther” për çmimet “Oscar”, duke u limituar në promovimin e “Avengers: Infinity War” vetëm në kategorinë “Efektet më të mira vizive”.

Por, me sa duket, tani “Walt Disney Pictures” është rimenduar dhe ka vendosur të çojë edhe “Avengers: Infinity War” drejt kandidaturës për 11 nominime, me shpresën se “Academy” mund t’i marrë në konsideratë.

Ja kategorinë të cilat “Disney” synon për “Infinity War”:

 

Regjisori më i mirë: Anthony & Joe Russo

Skenari më i mirë joorigjinal: Christopher Markus & Stephen McFeely

Montazhi më i mirë: Jeffrey Ford & Matthew Schmidt

Fotografia më e mirë: Trent Opaloch

Skenografia më e mirë: Charles Wood, Leslie A. Pope

Kostumografia më e mirë: Judianna Makovsky

Makijazhi më i mirë: Janine Thompson, John Blake, Brian Sipe

Efektet më të mira vizuale: Dan Deleeuw, Kelly Port, Russell Earl, Dan Sudick

Miksimi më i mirë zanor: Tom Johnson, Juan Peralta, John Pritchett

Montazhi më i mirë zanor: Shannon Mills, Daniel Laurie

Muzika më e mirë: Alan Silvestri

Source: Televizion