Në vitin 2019 pritet të lançohet platforma streaming “Disney+”, tepër e pritur, sidomos në SHBA, në një treg gjithnjë e më të pasur në këtë drejtim, sidomos prej emrit që mban, me pritshmëri tepër të larta për të gjitha moshat.

Tregu ndërkombëtar pritet të pasurohet me një shërbim të nivelit të lartë, me përmbajtje të reja origjinale, por dhe me shumë tituj të vjetër të suksesshëm, në filma, ato të animuar dhe seriale televizive më të dashur të të gjitha kohërave.

 

 

Shërbimi streaming i të madhes “D” pritet me kërshëri ngado në botë dhe sipas medies mendohet që lançimi të jetë plot stil. Çmimi për abonimin është parashikuar të jetë i fundit që do të zbulohet. Media thekson se “Disney +” pritet të ketë shumë tituj origjinalë, me projekte interesante për të tërhequr publikun dhe për të bërë konkurrencë me platformat aktuale dhe që kanë bërë emër tashmë në treg.

Source: Teknologji