Në tentativë për t’u rinovuar në erën e streaming on demand, “Disney” po përgatitet të lançojë platformën e vet zyrtare, që do të emërtohet “Disney Play”.

Bob Iger, shefi ekzekutiv i “Disney”, deklaroi se “Disney Play” është prioriteti më i madh i kompanisë për 2019-n. Gjatë vitit të ardhshëm, studioja do të realizojë jo vetëm filma për kinema, por edhe seriale, si “High School Musical” e “Monsters Inc”. Programi kryesor për shërbimin streaming on demand do të jetë seriali i parë live-action i “Star Wars”, krijuar nga Jon Favreau.

Strategjia e marketingut do të vijojë duke hequr dot nga 300 milionë dollarët në vit të marra nga “Netflix”, për transmetimin e filmave “Marvel” dhe “Star Wars”, dhe të përqendrohet te prodhime si “Captain Marvel”, “Avengers 4”, “Toy Story 4”, “Dumbo”, “Lady and the Tramp”, live-acton “King lion”, “Frozen 2”, filmat e ardhshëm “Star Wars”. Ndërkohë, të gjitha materialet e përfituara nga marrëveshja me “Fox” do të jenë të disponueshme vetëm në “Disney Play”.

Source: Teknologji