Sfilita e “Dolce & Gabbana” rezervoi surpriza njëra pas tjetrës. Ndikimi ishte i fortë. Nën tingujt e kambanave të kishës, gra të veshura me të zeza mbajnë në dorë qiri të ndezur, shenjë devotshmërie ndaj Shën Mërisë, që është edhe temë e markës. Më pas drita spostohet në shkallën në skenë dhe këtu ishte surpriza e dytë, gati për të sfiluar janë yjet e pasaraleve, diva pa kohë, të afta të bëjnë të ëndërrojnë publikun e çdo moshe, Monica Bellucci, Eva Herzigova, Carla Bruni. Në skenë ishin edhe supermodelet e momentit, Emily Ratajkowski, Stella Maxwell, Ashley Graham, Sara Sampaio, ledi Kitty Spencer. Sfilata i ishte dedikuar edhe familjeve. Një prej tyre ishte dhe ajo Rossellini, e kryesuar nga Isabella, e bija e aktores së njohur Ingrid Bergman. Dhe koleksioni nuk mund të emërtohej ndryshe, “ADN”.

Source: Tendence