Bashkëshorti i këngëtares Pink, Carey Hart, zbuloi se dy fëmijët e tyre janë sëmurë gjatë turneut të saj “Beautiful Trauma”. Vajza e tyre 7 vjeçe, Willow, është me temperaturë të lartë, ndërsa djali Jameson, 20 muajsh, ka marrë një sëmundje që i është përhapur te duart, këmbët dhe goja.

Carey Hart publikoi një foto të vogëlushit të mbuluar me puçrra, ndërsa shkroi se një grua mizore nuk ndalonte së pari 1-vjeçarin me një shikim të çuditshëm.

Doni të dini sa magjepsës ishte turneu? Jameson ka puçrra në duar, këmbë dhe gojë, ndërsa Willow është me temperaturë. Të dy fëmijët janë të rraskapitur dhe mami duhet që të vazhdojë përpara dhe të performojë. Isha me Jameson duke ngrënë mëngjes dhe një grua e keqe, ngjitur me ne, ia nguli sytë me një pamje të tmerrshme. I thash që ishte një virus i keq”, shkroi krah postimit bashkëshorti i Pink.

Source: Tendence