Në “Rocky IV”, Ivan Drago i interpretuar nga Dolph Lundgren dukej më shumë si një makineri sesa një njeri, një objekt shkatërrimi. Megjithatë, pavarësisht nga stoicizmi i tij, Ivan Drago ishte një njeri dhe ai njeri vazhdoi të jetonte një jetë për vite me radhë pas humbjes së tij nga duart e Rocky Balboa dhe që e çoi deri në “Creed 2”. Duket se ka pasur një jetë të vështirë, me pengesa që ai nuk mundi t’i grushtonte tutje.

Ai ka kaluar një kohë shumë të vështirë, Kur u shpërbe Bashkimi Sovjetik, atë e dëbuan nga Rusia, humbi gjithçka dhe përfundoi në Ukraine, ku jetoi me djalin e tij, Viktor. Gruaja u divorcua nga ai, duke u martuar me një person të pasur”, deklaroi Lundgren.

Source: Televizion