Donald Trump është vënë në shënjestër për ngatërrimin e ngjyrave të flamurit amerikan. Fundjavën që sapo lamë pas Trump së bashku me Zonjën e Parë dhe Sekretarin e Shëndetësisë kanë bërë një vizitë në spitalin e fëmijëve në Ohio. Kjo vizitë kishte për qëllim ndërgjegjësimin për përdorimin e opioideve e medikamenteve të tjera për të qetësuar dhembjet dhe teksa luante me fëmijët ai është kapur duke bërë ‘gafën’ e radhës. Në fotot e postuara në “Twitter” nga Alex Azar, njerëzit vunë re se Presidenti kishte ngjyrosur gabim vijat e flamurit amerikan. Ai kishte përdorur ngjyrën blu në vend të së bardhës dhe së kuqes. Donald Trump është kritikuar ashpër nga përdoruesit e këtij rrjeti social për faktin se Presidenti i tyre akoma nuk njeh flamurin e vendit të tij.

Source: Tendence