Një kohë rivalë në “Rocky IV”, dy kolegët Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren morën përsëri rolet historike të Rocky Balboa dhe rusit Ivan Drago në “Creed 2”. Michael B. Jordan është protagonist në rolin e Adonis Creed, djali i Apollo Creed. Tani, Jordan zbuloi se filmi i tij i preferuar i animuar e frymëzoi për një moment kyç në “Creed 2”.

Ishte një moment në ‘Creed 2’, ekzaktësisht gjatë trajnimit tim, ku u rrëzova në tapet dhe ngrihem me stil. Ishte si ajo ngritja legjendare e Gokut dhe Gohan. Ashtu si Gohan kur kishte një dorë të vrarë dhe po dyluftonte me Cell. Kjo patjetër u motivua nga filmi i animuar për mua”, deklaroi Jordan.

Source: Televizion