Rreth gjashtë muaj më parë ndërpritej “Dragon Ball Super”, i transmetuar në Japoni nga 5 korriku 2015 deri më 25 mars 2018 me një total prej 131 episodesh. Nga ai moment fansave iu desh që të kënaqeshin me pritjen e filmit të ri “Dragon Ball Super: Broly” dhe me episodet promovuese të miniserialit “Super Dragon Ball Heroes”, por duket se diçka po lëviz në “Toei Animation”.

Studioja e animacionit japonez pas disa javësh do të marë pjesë në New York Comic Con, ku do të promovojë filmin e ri që do të dalë në Japoni në mes të dhjetorit, por në 22 dhe 23 dhjetor do të organizojë një panel ende pa një titull në “Jump Festa”, eveniment vjetor me seli në Tokio. Përse të mbajë një takim direkt pas debutimit të “Dragon Ball Super: Broly” nëse nuk do të njoftojë menjëherë episodet e reja të shumëpritura të “Dragon Ball Super”?

Source: Televizion