Drake dhe Lil Wayne janë duke menduar që të fillojnë një turne të përbashkët. Ky do të ishte vazhdim i turneut të parë të tyre të përbashkët, “Drake vs Lil Wayne tour”.

Në ndalesën e fundit të Drake për turneun e tij “Aubrey and the Three Migos Tour” në Atlanta, Lil Wayne shprehu pëlqimin ndaj reperit kanadez. “Përgëzime për turneun. Shumë sukses, dashuri, vlerësim dhe mbi të gjitha e ke merituar vëlla”, u shpreh Weezy në skenë. Gjatë fjalimit të tij ai aludoi se dyshja mund të shkojnë sërish në turne, që do të ishte një vazhdim i shumëpritur nga fansat.

Source: Tendence