Reperi kanadez arriti të thyejë rekordin e “Fab Four”, të vendosur në vitin 1964. Me 12 këngë, vetëm në një vit, në Top 10 të “Billboard Hot 100”, kaloi djemtë nga Liverpool-i, që mbeten në kuotën e 11 këngëve.

Një tjetër rekord shtohet në listën e shumë arritjeve të Drake. Falë përfshirjes në këngën “Mia”, të Bad Bunny, këngëtari arriti në Top 10 të “Billboard Hot 100”, duke arritur kështu që vetëm gjatë vitit 2018 të ketë 12 këngë në pozicionet e para të klasifikimit amerikan.

Për reperin kanadez kjo është një arritje që nuk ka precedentë në historinë e muzikës.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Drake ka fituar 105 çmime nga 474 nominime.

Source: Tendence