Një vit pas publikimit të albumit “Dua Lipa”, versioni “Complete Edition” i këngëtares me origjinë kosovare është bërë më i dëgjuari në platformën “Spotify”.

“Miliarda streams, albumi im është rikthyer pas një viti në Top 10 në Britani, fansat e mi janë më të mirët”, -shkroi Dua Lipa në llogarinë e saj në “Instagram”. “Complete Edition” është bërë albumi i një artisteje femër me më shumë stream në “Spotify”, me mbi 4.22 miliardë streams.

“Complete Edition”, pjesa e dytë e albumit debutues të Duas, përmban 8 këngë, disa versione të reja të hiteve të saj të mëparshme dhe disa këngë të reja, si “Electricity” dhe “Kiss and Make Up”, të cilat tashmë kanë arritur popullaritet të madh.

Source: Tendence