Një show vërtet special, një moment që kujtohet për gjithë karrierën. Kështu ishte spektakli i “Duran Duran” në “Kennedy Space Center” të Nasa-s, në Florida, për të festuar 50-vjetorin e zbarkimit në Hënë.

Koncerti nisi me 300 dronë që fluturuan mbi skenë, ndjekur më pas nga melodia magjike e “Planet Earth”, “New Moon Monday”, por edhe e “Space Oddity” e Bowie dhe “Ëalking On The Moon” e “Police”.

Sikur mos të mjaftonte koncerti në bazën hapësinore, grupi britanik shoqërohej në skenë nga orkestra dhe kori me 40 elementë.

Gjatë koncertit u kujtuan dhe anëtarët e “Apollo 11”, Neil Armtrong, Buzz Aldrin e Michael Collins, duke u dedikuar atyre “Astronaut”, këngë e albumit të vitit 2004 me të njëjtin titull.

Source: Tendence