Dwayne Johnson është i pandalshëm, është aktori më i paguar në Hollywood, sipas klasifikimit të publikuar nga “Forbes”,

The Rock kaloi Chris Hemsworth e Robert Downey Jr., duke fituar 89.4 milionë dollarë në periudhën qershor 2018-2019, prej kontratave të rëndësishme të filmave.

Pas Johnson në klasifikimin e “Forbes” renditet Chris Hemsworth me 76.4 milionë dhe Robert Downey Jr. me 66 milionë dollarë.

Lista kompletohet me Akshay Kumar (65 milionë), Jackie Chan (58 milionë), Bradley Cooper (57 milionë), Adam Sandler (57 milionë), Chris Evans (43.5 milionë), Paul Rudd (41 milionë) dhe Will Smith (35 milionë).

Source: Tendence