Dwayne “The Rock” Johnson sot është një ndër aktorët më të pëlqyer të ekranit, që pritet të rikthehet ne kinema me “Fast and Furious: Hobbs & Shaw”, “Jumanji 2” dhe “Jungle Cruise”.

Por, fillimisht The Rock nuk pati ndonjë sukses të madh në Hollywood.

Gjatë një interviste, vetë aktori deklaroi se fillimisht, në hapat e parë të tij në këtë industri, i sugjeruan të ishte më shumë si George Clooney o Brad Pitt.

I ardhur nga bota e wrestling, Johnson tha: “Pati një periudhë kur kam luftuar shumë për karrierën time, ku mundohesha të krahasohesha me aktorë si George Clooney o Brad Pitt, sepse atë kohë ata ishin yjet më të mëdhenj dhe dikush më përsëriste gjithnjë se duhet t’u ngjasoja. Madje e provova, por nuk isha i lumtur. Kështu që vendosa të isha vetvetja për të parë se ç’do të ndodhte. Fatmirësisht, funksionoi. Hollywood-i më hapi dyert. Kjo është fuqia e të qenit vetvetja”.

Source: Televizion