“Dy gisht mjaltë” nisi projektimin nëpër kinema. Filmi ka si protagonistë dy emra të njohur, aktorin e humorit Ermal Mamaqi dhe këngëtaren e njohur Elvana Gjata.

Filmi i zhanrit komedi flet për një çift me të ardhura mesatare, të cilët bëjnë një dasmë dhe një muaj mjalti që nuk iu shkon aspak mirë. Ata mundohen të realizojnë muajin e mjaltit në Karaibe, por një gabim në blerjen e biletave i bën që të enden rrugëve të jugut të Shqipërisë, duke përjetuar peripeci nga më të ndryshmet.

Po ashtu, në kastin e këtij produksioni ka emra të njohur të ekranit si Koço Devole, Marjana Kondi, Natasha Sela, Bujar Asqeriu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, etj,.

Komedia po shfaqet në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

 

Source: Televizion