Drejtori i programacionit në “AMC”, David Madden foli gjatë një interviste për të ardhmen e “The Walking Dead”, seriali i famshëm me mumie, që në fakt kohët e fundit nuk ka pasur shikueshmërinë e dikurshme.

“Në aspektin e kreativitetit po bëhen ndryshime për sezonin 9. Ka një kalim të madh kohor, ka situata të reja që çojnë drejt toneve të ndryshme. Rënia e shikueshmërisë është normale, u ndodh të gjithëve. Ne po regjistrojmë shifra ende të larta, kështu që shpresojmë në një të ardhme të gjatë, të ndritur dhe me prosperitet për “The Walking Dead”, -tha Madden.

Drama me zombi klasifikohet në vendin e katërt në listën e programeve më të ndjekur në SHBA, nga mosha 18-49 vjeç. Përpara saj renditet “Roseanne”, sërish e “AMC” por që u anulua, “Sunday Night Football” dhe “This is us” të “NBC”-së.

Source: Televizion