Konsumatorët janë duke kërkuar panele televizive gjithnjë e më të mëdhenj, kërkesa që shumëfishohen gjithnjë e më shumë.

Sipas “IHS Markit”, dërgesat vjetore të paneleve televizive prej 60 inç dhe më të mëdhenj parashikohet të tejkalojnë 20 milionë njësi brenda vitit dhe të arrijnë 54 milionë njësi në 2025, duke përbërë 19 për qind të kërkesave. Shpërndarja e tyre e kombinuar sipas zonës së dërgesës parashikohet pothuajse të trefishohet në 33 për qind në vitin 2025 nga 12 për qind në 2016.

“Rritja në tregun e paneleve super të mëdha do të nxitet kryesisht nga rritja e investimeve në fabrikat e gjeneratës 10.5, të afta të prodhojnë panele televizive super të mëdha sipas shkallës së ekonomisë”, -tha Ricky Park, drejtor i hulumtimit në “IHS Markit”. “Për pasojë, kjo do të ulë kostot e prodhimit dhe çmimet e furnizimit që do të përkthehen në një rënie të çmimeve të TV”.

Kërkesa bën që krijuesit e paneleve të shikojnë drejt përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së imazhit, me zhvillimin e teknologjive UHD dhe 8K.

Source: Teknologji