Katy Perry ka vendosur të bëjë një shkëputje nga muzika.

Ylli i pop-it ka njoftuar se do të marrë një pushim për pak kohë, pas projekteve të shumta vitet e fundit.

“Kam qenë për rreth 10 vjet që jam pjesë e këtij biznesi, kështu që kam vendosur ta lë për pak kohë. Nuk do e bëj menjëherë një disk tjetër. E kam ditur se çfarë doja të bëhesha që kur isha 9 vjeç dhe mendoj se kam bërë shumë gjëra. Më pëlqen të bëj muzikë dhe të shkruaj, por nuk ndihem më pjesë e lojës. Ndihem një artiste, nuk ndiej se duhet akoma të provoj diçka dhe kjo është çliruese”.

Përveç të tjerave, ndoshta edhe impenjimet në “American Idol” e kanë lodhur Katy-n.

Por, mund të ketë ndikuar dhe fakti se këngëtarja  ka nisur një marrëdhënie me aktorin Orlando Bloom dhe mesa duket do që të përqendrohet vetëm te ky raport.

Source: Tendence